BI ONE Construction Group i ka fillesat e saj 15 vite më parë, ku rrugëtimi i suksesshëm nisi
me emrin e saj të parë si “BI Construction” me themelues dy djem të rinj dhe vizionar, z.Ilir
Dabulla dhe z.Bledar Çela. Të sprovuar në botën e biznesit prej vitesh dhe në sektor të tjerë
të ekonomisë, ata vijuan me vendosmëri dhe largpamësi investimin e kapitalit të tyre në
fushën e ndërtimeve civile.